top of page

Efektivët e RENEA-s paralajmërojnë protestë: Na kanë mashtruar për gradat dhe pagat


Efektivët e RENEA-s kanë paralajmëruar protestë për të drejtat e tyre. Për mediat, ata thonë se ndihen të mashtruar nga premtimet se do u rritet paga e se do të marrin grada. Efektivët e RENEA-s kërkojnë realizim të kërkesave të tyre, ndryshe paralajmërojnë se do të dalin në protestë para Ministrisë së Brendshme.


"Na kanë mashtruar me gradat dhe pagat. Do protestojmë para Ministrisë së Brendshme, na bashkohet ‘Sindikata’. Na kanë barazuar me kursantët e Akademisë. Jemi mashtruar, po na trajtojnë si student akademie", shprehen efektivët për mediat.

bottom of page