top of page

Ekskluzive/Gjykata: Shkarkimi Gledis Nanos i Padrejtë – Vendimi

Më 31 Gusht 2022, afro dy vite më parë me Propozim të ish Ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, qeveria shkarkoi Gledis Nanon.

Ky vendim është konstatuar si antiligjor dhe i pamotivuar nga gjykata e cila e ka rrëzuar.

Krah Nanos, kur Çuçi propopozoi shkarkimin, doli ambasada e shba dhe ish ambasadorja Yuri Kim. Ata e kontestuan këtë vendim duke vlersuar kontributin e Kryepolicit.


Duke e cilësuar shkarkimin si të paligjshën gjykata i ka njohur Nanos edhe të drejtën e pagës.

Me marrjen e postit të Kryepolicit Nano mori edhe gradën drejtues madhor, gradë e cila i korespondon funksionit.

Aktualisht Nano është angazhuar në mësimdhënie prane disa Universiteteve në vend.

Cv e ish kreut të Antiterrorit dhe zyrtarit më të lartë të policisë shqiptare sëbashku me vendimin e gjykatës, ndodhen në zyrën e Ministrit Balla. Ai do duhet të vendos për rikthimin e Nanos në Polici, pasi ligji ka një klauzolë që ish kryepolici kur mbaron mandatin nuk shërben më në polici.



Ndërsa mandati 5 vjeçar i Nanos siç ka konstatuar gjykata administrative u ndërpre nga Çuçi dhe Kryeministri Rama në shkelje të ligjit.

Nano rezulton zyrtari më i lartë i policisë që gjatë mbajties së detyrës ka takuar kreune e FBI, përkatësisht z.Christopher Wray.



bottom of page