Pas shpërthimit dje në Fushë Krujë, janë marrë në pyetje familjarë të pronarit të objektit që mbrëmjen e kaluar iu vu tritol, në fshatin Arrameras. U pyetën familjarët pasi vetë pronari Bujar Çaçi ndodhet në Greqi.
Ata kanë shpjeguar që objektin ia kanë dhënë me qira të afermit të tyre Ddesar Çangu dhe deklaruan që nuk kanë probleme apo konflikte me njeri.
Gjithashtu është marrë në pyetje dhe qeraxhiu i objektit i cili e shfrytëzon si mobileri, Desar Çangu i cili po ashtu tha se nuk kishte konflikte personale apo familjare me askënd.
Megjithatë, paraprakisht dyshohet që sulmi të ketë lidhje me biznesin.
Vrima e shkaktuar nga shpërthimi duket qartë, është e përmasave gjigante. Sasia e tritolit ka qënë e konsiderueshme. Në momentin e shpërthimit në katin e parë të godinës ku ndodhet dhe banesa e pronarit të objektit ndodheshin 3 fëmijë të mitur.