top of page

Ekstradohet nga Gjermania Silvester Driza, i kërkuar për inceneratorët


Është kapur në 22 Shkurt të këtij viti në Gjermani Silvester Driza e këtë të Martë ai është ekstraduar në Shqipëri. Sipas ‘Interpol Tirana’, ky person ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për pastrim parash. Mësohet se GJKKO i kishte caktuar 30-vjeçarit masën e arrestit me burg.


Në njoftimin zyrtar të policisë, thuhet se Driza ka themeluar një shoqëri Sh.p.k ka kryer disa transaksione fiktive me kompaninë që ka me koncesion inceneratorin e Fierit.

“Për shtetasin Silvester Driza, GJKKO ka caktuar masën e arrestit me burg për për veprën penale, “Pastrim i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.


Gjithashtu, si rezultat i bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Ëiesbaden, Gjermani, u bë kapja dhe ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar, S. D., 30 vjeç, lindur në Durrës. Shtetasi S. D., ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë, “Arrest në burg”,  për veprën penale, “Pastrim i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.


Përmbledhja e fakteve:  Shtetasi S. D. ka themeluar një shoqëri Sh.p.k dhe ka kryer disa transaksione fiktive me kompaninë që ka me koncesion inceneratorin e Fierit. Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët për lokalizmin dhe kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim ndërkombëtar”, njofton policia.


Emri i tij u përmend në Nëntor të vitit të

shkuar, kur SPAK lëshoi 11 urdhër arreste të reja për inceneratorin e Fierit. Mes tyre Driza përcaktohet si administrator i firmës Sili SHPK, i cili kishte marrë pjesë në këtë skemë.

bottom of page