top of page

Elton Tahiri u gjet i vdekur nga mbidoza? Rrëfehet shoku


Trupi i pajetë i Elton Tahirit është mbajtur për disa ditë brenda shtëpisë së mikut të tij, Marjdiel Husës në Laprakë.


Dy shokët, kanë qënë duke konsumuar lëndë narkotike në banesën e Husës. Ata të dy kanë ardhur bashkë nga Gjermania para pak kohësh, të deportuar, kanë shkuar në shtëpi dhe kanë pirë lëndë narkotike.


Nga mbidoza, Tahiri humbi jetën. Shoku i tij, e ka mbajtur disa ditë në banesë dhe më pas e ka futur në makinë dhe e ka dërguar në Bërxullë.


Në deklarimin e tij para grupit hetimor, Husa ka thënë se e ka mbajtur të fshehtë disa ditë ngjarjen, nga frika se mund të akuzohej.



bottom of page