Emiriana Sako ka bërë goditjen e radhës. Këtë herë ajo do të shpenzojë 300 milionë lekë për kazanë mbeturinash. Më datë 28 korrik ajo ka firmosur tenderin me objekt “Blerje kazanë për mbetje urbane”. Tashmë nuk ka tender të Sakos që të zhvillohet sipas ligjit, prandaj shohim që edhe ky ka marrë “Flamur” të kuq. Por, në këtë rast çështja është më e thellë
Sepse kjo procedurë ka përfunduar njëherë në KPP. Ka qenë firma “Power Industries SHPK” e cila pretendonte se nuk janë bërë si duhet vlerësimet e ofertave. KPP i dha të drejtë denoncuesit.
Dhe Sako si për të mbyllur sa më shpejt këtë çështje, nuk bëri më rishqyrtim të ofertave, por ja fali kontratën Power Industries SHPK. Kjo firmë kishte ofertën 290 milionë lekë, pra sa 99% e fondit limit, çka përbën një tjetër shkelje ligjore, sepse në katër ofertat e paraqitur, dy prej tyre ishin më të lira.
Por Sako e kishte ndarë mendjen që këtë tender do ia jepte Andi Markut, që ai të mos vazhdonte më me ankesat. Me këtë vorbull shkeljesh tenderi i mbyll dhe KPP nuk po merret më me këtë çështje, pavarësisht flamurit të kuq që valëvit ku projekt.
Është e pritshme, sepse Sako është bërë e pa cenueshme. Por, edhe prej faktit se pronarët e kësaj firme janë miq të kryeministrit. 'POWER INDUSTRIES' administrohet nga Andi Marku, por themeluesit e saj janë Olta Xhaferi dhe Maksim Shena. Kompania është e njohur për përfshirjen në skandalin, kur Rama i dha kësaj firme 35 mijë dollarë për gomat e makinës së tij të blinduar.
Pjesa më e madhe e parave u investuan tek gomat e makinës së blinduar, të cilat duhet të ishin të cilësisë më të lartë, duke ofruar siguri maksimale për Ramën.
Ndërsa duhet të shtojmë se edhe në viti 2022, Marku mori 288 milionë nga Sako për kosha, por se çfarë ndodhi me ato para askush nuk jep llogari. Epo "POWER INDUSTRIES” nuk qenka fare e panjohur për botën e aferave, veç SPAK nuk e njeh.