top of page

Emrat/ Abuzuan me tenderat publikë, GJKKO merr vendimin për 4 ish-zyrtarë

  • Writer: Editor 1
    Editor 1
  • Jun 23
  • 1 min read

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur vendimin përfundimtar për 4 ish zyrtarë lokalë, të akuzuar për shkelje të barazisë në tendera publikë dhe falsifikim dokumentesh.

Në përfundim të një procesi të zhvilluar me gjykim të shkurtuar, janë shpallur fajtorë tre persona, ndërsa një është shpallur i pafajshëm. Konkretisht, Jeton Cakoni u shpall fajtor për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim. Ai u dënua me 1 vit burgim, i reduktuar në 8 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Gjykata vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit dhe vendosjen e tij në provë për 16 muaj. Cakoni humbet gjithashtu të drejtën për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh. Vlash Gega, i akuzuar për të njëjtën vepër penale si Cakoni, u dënua po ashtu me 1 vit burgim, i reduktuar në 8 muaj. Edhe për të, u vendos pezullimi i dënimit dhe masa e provës për 16 muaj, si dhe ndalimi për ushtrim funksionesh publike për 5 vjet.

Comments


bottom of page