top of page

EMRAT/ Godasin dy mjekët, 1 në pranga e një në kërkim në Kukës


Izmir dhe Haxhi Veseli, vëllezër dyshohet se kanë goditur dy mjekë në Kukës. Njëri prej tyre Izmir Veseli u arrestua, ndërsa vëllai tjetër është shpallur në kërkim.

“Arrestohen në flagrancë 3 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.


Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin I. V., 31 vjeç, si dhe shpallën në kërkim vëllanë e tij, shtetasin H. V., 41 vjeç, të dy banues në Kukës, pasi dyshohet se kanë goditur për shkak të detyrës, 2 mjekë të spitalit të Kukësit.”, tha policia.


bottom of page