Artan Bobnaj është personi i cili mbeti i plagosur ditën e sotme me thikë. Ky person, u qëllua me thikë brenda një lavazhi, në lagjen ‘Rus’.
Policia ka arrestuar autorin e ngjarjes, i cili raportohet se është i moshës 78-vjeçare dhe quhet Musa Çinari.
Nuk dihet ende motivi i sherrit mes dy personave mirëpo Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit.
Në foto, shihet se thika e përdorur në ngjarje, ndodhet ende në tokë.
Bobnaj, ka marrë plagë sipërfaqësore. Ai ndodhet në spitalin e Shkodrës, nën kujdesin e mjekëve.