top of page

EMRAT/ Sherr mes 3 personave në Tiranë, vdes në spital 46-vjeçari! Në kërkim 25-vjeçari


Gentian Talja, 46-vjeç ka mbetur i vdekur pas një konflikti mes 2 personave të tjerë 5 ditë më parë në Tiranë. Policia ka referuar në prokurori materialet për Artur Gjolenën, 41-vjeç dhe ka shpallur në kërkim Henri Gjapin, 25-vjeç, të dy banues në Tiranë


TIRANË- Gentian Talja, 46-vjeç ka mbetur i vdekur pas një konflikti mes 2 personave të tjerë 5 ditë më parë në Tiranë. Policia ka referuar në prokurori materialet për Artur Gjolenën, 41-vjeç dhe ka shpallur në kërkim Henri Gjapin, 25-vjeç, të dy banues në Tiranë.


Policia thotë se më 31 mars, në rrugën ‘Vaso Pasha’, Henri Gjapi është konfliktuar me Gentian Taljan, i cili për shkak të dëmtimeve është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore.


Si pasojë e dëmtimeve, Gentian Talja, ka ndërruar jetë në spital, ditën e djeshme. Gjatë këtij konflikti, ka ndërhyrë edhe shtetasi Artur Gjolena i cili ka goditur Henri Gjapin.


Policia vijon punën për të arrestuar Henri Gjapin.

bottom of page