top of page

EMRI/ Aksident në aksin Fushë Krujë-Milot, humb jetën 50-vjeçari, 3 të tjerë në gjendje të rëndë


Një aksident është regjistruar në orët e para të mëngjesit në autostradën Fushë Krujë-Milot.


Mësohet se një automjet është përplasur me mbrojtëset metalike të rrugës. Për pasojë ka humbur jetë Luan Lukaj 50 vjeç i cili ka qenë pasagjer në automjet.


Sakaq edhe tre persona të tjerë raportohet se ndodhen në gjendje të rëndë dhe janë transportuar tek “Trauma”.


Dyshohet se shkak i aksidenti ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara. Sakaq policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur edhe zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti të rëndë.












bottom of page