top of page

EMRI/ E tmerrshme, 43-vjeçari vret kunatën e veten në Shkozë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkozë.

Mësohet se Roland Sinani, vrau me armë zjarri kunatën e tij, Migena Sinani 37-vjeç, dhe më pas veten në banesë.


Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00 të mëngjesit, brenda banesës. Në momentin e krimit, prindërit e Rolandit kanë qënë në gjumë, ndërsa bashkëshorti i Migenës ishte në punë, pasi punon si taksist.

Dyshohet se autori vuan nga probleme të shëndetit mendor mirëpo pritet që kjo të zbulohet pas ekspertizave.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.


Rreth orës 04:00 të mëngjesit, në Shkozë, në banesë, shtetasi R. S., 43 vjeç, në rrethana ende të paqarta dyshohet se ka vrarë me armë zjarri kunatën (nusen e vëllait) shtetasen M. S., rreth 37 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes”, njofton policia. 

bottom of page