top of page

EMRI/ Një javë ‘i zhdukur’, 64-vjeçari gjendet i vdekur në banesë


Një trup është gjetur i pajetë në lagjen “ Mbrostar Ferko” në Fier. Viktor Cuko, 64 vjeç kishte një javë që nuk dilte nga banesa dhe familjarët nuk po mund të kontaktonin me të.

Cuko jetonte i vetëm, ndërsa familjarët e tij ndodhen jashtë vendit. Në vendngjarje ka mbërritur shërbimi zjarrfikës, policia dhe grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Sipas burimeve, 64-vjeçari është gjetur i pajetë në shtratin e tij dhe paraprakisht dyshohet se vdekja e tij ka qenë natyrale.

Ndërkohë trupi i 64-vjeçarit është transportuar drejt morgut të qytetit.



bottom of page