top of page

EMRI/ U gjet i groposur, identifikohet pas 1 viti viktima shqiptare


Është zbuluar identiteti i shqiptarit që u gjet i varrosur në një fushë në Mouriki të Beotisë.

Trupi i pajetë u gjet i groposur në shtator të vitit 2022 dhe pas analizës së AND-së, u zbulua se viktima është 46 vjeçari Ilir Rrasa nga Elbasani.



Ai ishte arratisur në gusht 2011, pas kishte dalë me një leje 6 ditore nga burgu i Patrës.

Viktima ishte dënuar me 15 vjet e 2 muaj burg dhe 30 mijë euro gjobë, për transport dhe posedim të lëndëve narkotike.

Trupi i tij u gjet i varrosur në një fushë nga disa punëtorët që po instalonin një tubacion nëntokësor, një kilometër përpara fshatit Mouriki.


Në rrobat e Ilir Rrasës, u gjet karta e tij e identitetit lëshuar nga autoritetet shqiptare.

Autoritetet greke kontaktuan me vëllain e tij në Athinë dhe i morën material biologjik, për të bërë analizat e ADN-së.

Familjarët e Rrasës kanë pasur kontaktin e fundit me të më 4 shtator, ndërsa trupi i tij i dekompozuar u gjet më 19 shtator 2022.





bottom of page