top of page

Enea Karakaçi i fal tenderin 2MLN euro firmës që bënte afera me Thoma Gëllçin në RTSH


Kreu i ri i OSHEE, Enea Karakaçi, po ndjek hapat e paraardhësit të tij sa iu përket menaxhimit të fondeve dhe zhvillimit të prokurimeve publike. Enea Karakaçi  zhvillon shpesh tenderë dhe mbi të gjitha e lëshon dorën kur vjen fjala tek fondi limit duke kënaqur kompanitë e paracaktuara.

Aferën e radhës ai ka nisur që në fund të dhjetorit 2023 dhe kontratën e ka fimsour më datë 29 mars 2024. Bëhet fjalë për prokurimin me objekt ‘CyberRecovery (Rinovimi i infrastrukturës se datacenter per pajisjet “end of life” ne business continuity’ me fond limit 2 milionë euro. Shpenzime marramendëse për konfirmimin e lidhjeve, për mirëmbajtjen e infrastrukturës.



Në dokumentet e publikuara shihet që për këtë tender janë paraqitur vetëm dy oferta, të cilat do të ishin mjaftueshëm për të zhvilluar një garë. Por, sic është bërë metodë shpërdorimi, Karakaçi e ka eliminuar konkurrencën.

Administratori ka skualifkuar ofertën e “OVLA Systems” shpk me argumentin se nuk ka paraqitur sigurimin e ofertës. Kështu më datë 23 janar 2024, kur u mbajt tenderi, mbeti në garë vetëm oferta e paraqitur nga bashkimi i operatorëve “Atom” shpk & “ALBITAL – CANON” shpk & “Axians Albania” shpk, të cilit kishin ofertën me vlerë 1.8 milionë euro. Por në këtë pikë që ishte gara, kreu i OSHEE duhej ta anulonte që të merrte oferta konkurruese të përshtatshme.

Këtu Karakaçi ka injoruar sërish ligjin dhe me datë 13 shkurt 2024, është shpallur fituese kompania që dyshohet të jetë e paracaktuar nga organizatorët e tenderit. Gjithsesi nuk është lidhur menjëherë kontrata.

Kontrata është bërë publike pas më shumë se 2 muajsh. Konkretisht më datë 29 mars 2023, OSHEE dhe Agjencia e Prokurimeve kanë publikuar marrëveshjen.



Ndërsa firma “ALBITAL – CANON” është në administrimin e Mikel Llazos, djali i Artur Llazos, i cili gjithashtu zotëron firmën “Llazo” shpk. Firma përmes të cilës familja Llazo është pasuruar duke vjelur taksat e qytetarëve. Kjo kompani ka fituar pa fund tendera nga bashkitë Lushnjë, Durrës, Rrogozhinë, Divjakë, Fier edhe Elbasan. Por sidomos kjo kompani është ushqyer nga Dritan Agolli i FSHZH që i jepte tenderat me ofertën më të shtrenjtë kësaj kompanie.


bottom of page