Ministri i ri i Ekonomisë dhe Financave, Ervin Mete, e ka nisur punën në këtë institucion me firmosjen e një afere abuzive. Ditën e sotme është publikuar në Buletinin e Agjencisë së Prokurimeve Publike tenderi me objekt “Blerje pajisje për kabinetet SHMT & Elektrike & Elektronike për repartet e praktikave në shkollat e Aftësimit Profesional”. Prokurimi është organizuar fillimisht nga ish-ministrja Delina Ibrahimi, por e ka çuar deri në fund Mete.
Sipas dokumenteve, për këtë tender kanë shfaqur interes 4 firma, po pjesëmarrja e tre prej tyre ka qenë thjesht për fasadë, sepse fituesi ishte paracaktuar.
Fitues i paracaktuar!
“BAJRO BROS SHPK” është një nga firmat e cila shfaqi interes por më pas nuk paraqiti një vlerë për furnizimin. Ndërsa dy firmat e tjera, edhe pse kishin ofertë më të lirë, u skualifikuan nga gara menjëherë. Kështu kontrata mbeti në duart e firmës LIGUS SHPK, e cila është në pronësi të Erion Muçajt – 50% dhe Amarilda Çelajt – 50%. Në fakt, ata i zotërojnë aksionet de jure, sepse në të vërtetë strumbullar i kësaj firme vazhdon të jenë Shupo Qendro, prej lidhjeve të të cilit kompania arrin të sigurojë tenderë pa garë.
Kjo sepse Shupo Qendro është i afërmi i perfektit të Tiranës, Afrim Qendro. Sipas të dhënave nga QKB, personi që ka hapur në muajin Mars 2015 është Natali Dhima. Në Janar 2017, Natalia ia ka dhuruar të gjitha aksionet e kompanisë “Ligus”, një personi tjetër që quhet Shupo Qëndro nga Progonati i Tepelenës, që siç mësohet është njeri i afërt i prefektit të Tiranës, Afrim Qëndro. Me kohën e marrjes së kompanisë nga Qendro përkon edhe rritja e eksponenciale e fitimeve dhe e kontratave të përfituara me shtetin.
Dhe për të fshehur këtë urë përmes të cilës ata vjelin të ,irat e pushtetit, i kaluan formalisht aksionet në emër të Muçajt dhe Çelajt.
Bëmat e Ervin Metes
Kjo aferë me tenderin në fjalë është një nga bëmat e vogla që bën ministri Mete, sepse ai është përfshirë edhe në skandale të tjera. Ervin Mete ka qenë më herët zv.ministër i Financave në kohën kur institucioni drejtohej nga Arben Ahmetaj.
Pas largimit që aty dhe emërimit tek AMF-ja, mete përveç Alda Klosit, ish-shefes së kabinetit të Ahmetajt, që e mori drejtoreshë në AMF, kishte ‘strehuar’ aty edhe nëndrejtoreshën Mimoza Kaçi. Emri i kësaj të fundit mbeti peng për shumë kohë dhe u miratua nga Kuvendi vetëm pas emërimit të Ahmetajt si zv.kryeministër. Pjesë interesante e kësaj historie është edhe një çështje e largët që daton në vitin 2004, shumë kohë përpara se Ervin Mete të ishte pjesë e rëndësishme e administratës.
Asokohe, Bilbil Mete, babai i Ervin Metes hetoi dosjen ‘Hermes’ ku Arben Ahmetaj, dyshohej për abuzime të forta me skemën e impulseve të Albtelekomit.
Në përfundim Bilbil Mete e pushoi çështjen, teksa sot ‘të besuarat’ e Ahmetajt strehohen në institucionin ku i biri, Ervin Mete, është Drejtor i Përgjithshëm. Nga këto të dhëna rezulton se, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) ku Ervin Mete ishte drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv është kthyer në strehë të ish-vartëseve e zyrtareve të administratës të lidhura me Ahmetajn.