top of page

Escobar lë politikanët e korruptuar “pa gjumë”: Sërish non-grata


I dërguar special i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Grabiel Escobar ka paralajmëruar tjetër stuhi nga Amerika për politikanët dhe biznesmenët e korruptuar në Ballkan.


Escobar theksoi se korrupsioni mbetet ende një gangrenë e madhe në vendet e rajonit, sipas tij SHBA do t’i pastrojë rrugën shteteve të ballkanit për të vijuar për më tej integrimin në Europë.


“Korrupsioni është një problem i madh në të gjithë rajonin. Jam i lumtur të shoh se gjatë procesit të anëtarësimit fokusi është në sundimin e ligjit si kusht për anëtarësim në BE”, tha Escobar.


Ndër të tjera ai thotë se administrata e Biden është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit, ndërsa paralajmëron se edhe disa persona nga Maqedonia e Veriut pritet të sanksionohen nga Shtetet e Bashkuara.

“Administrata e Presidentit Biden është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit. Nuk mund të flas për sanksionet, por të jeni të sigurt se do të ketë”, tha Escobar.


bottom of page