Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm mes kufirit Shqipëri- Kosovë , ku ka patur një shkëmbim zjarri mes disa trafikantëve dhe policisë. Trafikantët kanë qënë duke transportuar Sirianë dhe janë pikasur nga policia. Brënda pak minutave ka nisur një shkëmbim zjarri mes palëve ku policia ka arritur të arrestojë 3 trafikantë, ndërsa një prej tyre ka arritur të iki. Kjo është hera e parë që ndodh një shkëmbim zjarri ky tregon forcimin dhe reagimin e rëndë që trafikantët po nisin të përdorin.
top of page
bottom of page