top of page

Etleva Kurti u vra dy orë më parë, Vladimir Kurti telefonon nga burgu: Dan Hutra më kërcënoi në…


Tirana është tronditur këtë të mërkurë nga tre ngjarje të rënda, të cilat dyshohet se edhe mund të kenë qenë të paralajmëruara. Autori i dyshuar është shtetasi Dan Hutra, aktualisht në kërkim nga të gjitha shërbimet e Policisë.

40 vjeçari ka plagosur me thikë mesditën e sotme ish-të dashurën e tij në zonën e “Astirit”, shtetasen Marjana Gurakuqi. Gruaja ndodhet aktualisht në Spitalin e Traumës dhe po merr ndihmë mjekësore.


Mirëpo, kjo ngjarje nuk është raportuar nga Policia e Tiranës, pasi ka ndodhur rreth orës 12.15 minuta. Ndërkohë, 15-20 minuta më vonë shërbimet e Policisë janë njoftuar për të shtëna me armë zjarri në një shtëpinë në Kodër-Kamëz.


Të pyetur nga gazetarët, përfaqësuesit e Policisë së Shtetit thanë se nuk kishte informacione se vrasja e Etleva Kurtit ishte bërë nga shtetasi Dan Hudra, autor i ngjarjes në Kodër-Kamëz rreth orës 12.30. Mirëpo, vëllai i 31 vjeçares sapo ka marrë vesh lajmin ka telefonuar gazetaren Klodiana Lala dhe i ka thënë se kishte dyshime se vrasësi i motrës së tij ishte pikërisht Dan Hudra.

“Kemi pasur përplasje në burg me të. Ishte tipi agresiv. Ai kishte paguar dy tre herë për të vrarë motrën por e kanë refuzuar… ka tentuar të më vrasë edhe mua në burg, edhe motrën time”, është shprehur Vladimir Kurti, vëllai i Etleva Kurtit që u vra rreth orës 12.30-13.00 në Kamëz.


Gazetarja Klodiana Lala në një lidhje direkte ka treguar bisedën audio të regjistruar me Vladimir Kurtin dhe është shprehur se ky i fundit, i kishte dhënë fakte dhe informacione për konfliktet që kishte pasur brenda në burg me Dan Hudrën. Madje, Kurti ka thënë se ka pasur konflikt të ashpër në burg me 40 vjeçarin dhe për këtë në dijeni ishin të gjithë të burgosurit.



bottom of page