top of page

Eugena Tomini do të rregullojë zyrat, Manastirliu i fal 3.4 mld lekë pa garë Kacdedjas


Drejtoresha e sektorit të Shëndetësisë janë ato që rrinë në qetësi kur bëhet fjala për punë e vjedhin në heshtje paratë e qytetarëve. Këtë herë është Eugena Tomini ajo që ka zbrazur arkën në kundërshti me ligjin. Bëhet fjalë për  tenderin me objekt “Ndërtimi i godinës se re te laboratorëve ne ISHP”, i cili është kërkuar nga Tomini dhe Ministrja Ogerta Manastirliu ja ka plotësuar dëshirën.


Më datë 9 gusht ato kanë firmosur kontratën për këtë tender, në shkelje flagrante të ligjit dhe askush nuk bën zë. Gjithsesi, infrared.al do të tregojë më poshtë vjedhjen që është bëre me këtë prokurim.


Në dokumente shohim që për këtë tender me vlerë kaq të lartë kanë shfaqur interes 7 kompani. Tre prej tyre kishin oferta më të lira me vlerat 2.8 deri në 3 miliardë lekë, por së bashku me 3 firma të tjera u skualifikuan nga gara që në fazën e parë.



Sepse Tomini dhe Manastirliu kishin planifikuar për fitues dy oligarkë të tjerë të besuar të tyre. Qartë në kontratë shohim se mbeti në garë vetëm oferta e paraqitur nga dy operatorët   AGRI CONSTRUCTION shpk  K A C D E D J A shpk. Që sikur përmendëm në fillim drejtohen nga oligarkë të njohur për aferat me tenderët në sektorin e shëndetësisë.  Në mungesë të konkurrencë dhe me ofertën më të shtrenjtë ata përfituan prokurimin si dhuratë nga Manastirliu.


Miqtë e Manastirliut

K A C D E D J A shpk është në pronësi të Skënder Kacdedjas, i cili është një nga klientët e besuar të Rilindjes, ai përfiton gjithmonë tenderë me vlerë miliarda lekëshe dhe shpallet fitues në çdo garë që merr pjesë. Ai ka fituar një numër shumë të madh tenderësh të dyshimtë nga shumë institucione në vend.


AGRI CONSTRUCTION është në pronësi të Petrit Patushit. Ky i fundit ka fituar një numër shumë të madh tenderësh të dyshimtë nga shumë institucione në vend. Ndërsa aferat më të madha sigurisht i gjend tek Manastirliu, duke qenë se ajo është në krye të një Institucioni ku qarkullon një pjesë e mirë e buxhetit të shtetit. Edhe ky institucion po përdoret nga vartëset e Ramës i  burim parash, ndërkohë që kur vjen fjala tek shërbimet lënë për të dëshiruar.









bottom of page