top of page

Evis Berberi i jep 2 milionë euro Ndoc Kullës për të vizuar rrugën, tenderi pa garë


Evis Berberi i Autoritetit Rrugor Shqiptar e ka rritur dozën e abuzimeve dhe po nënshkruan çdo javë tenderë në shkelje të ligjit. Këtë herë ai ka xhiruar nga Thesari i Shtetit 2 milionë euro për riparim sinjalistikash, fond që nuk dihet ku e ka destinacionin e vërtetë.


Konkretisht, bëhet fjalë për tenderin me objekt “Përmirësim i sinjalistikës horizontale, vertikale dhe pajisjeve të sigurisë rrugore në akset e Rajonit Verior, Loti 1 (2023)”. Tenderi është publikuar më datë 22 maj 2023 në Agjencinë e Prokurimeve Publike. Sikur shihet në dokument ARRSH do të marrë nga fondet tona 2 milionë euro dhe do t’i shpenzojë për vijat e rrugëve në rajonin verior, të cilat gjithsesi mbeten në gjendje të amortizuar.



Fituesi i këtij tenderi është firma “Jubica shpk”në pronësi të Ndoc Kullës. Oferta  e tij ishte në të njëjtën vlerë me fondin limit, fakt që ligji i prokurimeve nuk e lejon, por sërish Berberi e ka shpallur të vlefshme. Madje pa zhvilluar një garë siç e kërkon ligji i prokurimeve, Berberi e ka ka firmosur kontratën.


Ndërkohë, në dokument tregohet qartë që nuk ka pasur oferta të tjera dhe Jubica shpk e mori fitoren pa të drejtë.


Sakaq, vlen të theksojmë se ky vendim i fundit i Berberit, ishte më tepër si një aprovim që Jubica të vazhdonte sagën e abuzimeve duke përfituar nga prokurimet e shërbimeve në këtë rajon.



Edhe në vitin që lamë pas, ARRSH shpenzoi 1.9 miliardë lekë për tenderin me objekt “Përmirësimi i sinjalistikës horizontale, vertikale dhe pajisjeve të sigurisë rrugore në akset e Rajonit Verior, Loti 1 (2022)”. I cili gjithashtu u fitua në shkelje të ligjit nga “Jubica shpk”. Dhe, në këto rrugë nuk kemi parë as vija të bardha, as sinjalistikë vertikale!

Vitin e kaluar. në atë tender garonte edhe firma RSM COMPANY SHPK, e cila kishte paraqitur ofertë 10 milionë lekë më lirë se Jubica shpk, por Evisi e kishte paracaktuar fituesin. Tenderi i firmosur me 22 maj 2023 fakton përvetësimet që bëhen në ARRSH duke manipuluar tenderët në favor të miqve të Berberit.

bottom of page