top of page

Evis Berberi “qeth” 1.6 MLD lekë për oligarkun e Rrugës së Kombit, tenderi dublon koncesionin


Rruga e Kombit është ndërtuar me taksat e qytetarëve, me tarifat e kalimit dhe fitimet i merr koncesionari. Një rrjepje e buxhetit të shtetit që nuk paska fund! Me pak fjalë, kryeministri i kapur nga Kastrati dhe Salillari shpik tenderë për të mbushur arkën e dy oligarkëve!


Kjo rrugë zotërohet aktualisht nga firma koncesionare Albanian Highway Concession, në pronësi të përbashkët të “Kastrati Group” dhe “Salillari. Koncesioni ka një afat 30 vjeçar. Ndërsa në katër vitet e para, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, dy oligarkët iu zhvatën qytetarëve mesatarisht 3.2 miliardë lekë.



Por, kjo vlerë po rritet frikshëm. Kështu, kreu i ARRSH, Evis Berberi, po i paguan Kastratit dhe Salillarit punë që pjesë e koncesionit.

Pra, kompanitë marrin lekë jashtë kontratës koncesionare për punë që janë të detyruar t’i bëjnë në bazë të marrëveshjes.


Këtë e tregon edhe rasti më i fundit me tenderin me objekt “Mbrojtje lumore nga km 9+040 deri në km 9+240 në aksin Milot Morinë”. Në fakt, edhe këtë shërbim e përfshin kontrata koncesionare, pra paratë për këtë duhet të merren nga ajo kontratë dhe jo të hidhen para shtesë.


Por, Berberi i vënë në shërbim të dy oligarkëve, hapi një tender për këtë mirëmbajtje. I ndreqi rrugët e tjera dhe rregullon financat e Kastratit dhe të Salillarit.

Sikur shohim në dokument firmat, përfshirë edhe Salillarin, kanë paraqitur ofertat e tyre 9 komopani për të kryer këtë punë publike. Ndërkohë janë skualifikuar automatikisht nga gara 8 kompani, duke i lënë rrugën gati për fitoren Pëllumb Salillarit.



Ky është një tender fasadë, për të mbuluar kalimin e parave tek dy oligarkët, sepse është absurde që të vijë një kompani tjetër dhe të mirëmbajë rrugën e dhënë me koncesion.


Evisi e firmosi menjëherë kontratën e falur stil. Në këtë tender vërejmë edhe një tjetër shkelje: fakti që firma të tjera kishin paraqitur ofertë më të lirë. Por, sikur duket, synimi i vetëm i tenderit ishte që Salillarit dhe Kastratit t’i shtohej vlera përtej koncesionit dhe Berberi u urdhërua të gjente këtë skemë.

Me këto lloje dredhish Evis Berberi po dyfishon vlerën e fitimeve të koncesionit të Shefqet Kastratit dhe Pëllumb Salillarit.

bottom of page