top of page

Familjarët e “Koçoles” dhe Sulovarit protestë tek dera e policisë: Duam trupat

26 ditë pa “na dhe nishan”. Familjarët e dy të zhdukurve në Sarandë, Leonard Thodhori i njohur si “Koçole” dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi të dy nga 46-vjeç, kanë protestuar sot përpara Drejtorisë së Policisë së Shtetit. Xhaxhai i Sulovarit, Kujtimi tha se shteti është treguar neglizhent.

“Të paktën ne duam trupat. Shteti nuk po punon si duhet. Janë 26 ditë. Po shkon një muaj. Asnjë komunikim. Është lënë në harresë” tha ai. “Të gjendet trupi t’i hedhim të paktën një dorë dhe’” tha një tjetër familjar i “Koçoles”. Tre përfaqësues kanë hyrë brenda duke u takuar me drejtorin Muhamet Rrumbullaku.Kush janë dy personat e zhdukur?

  1. Leonard Thodhori, 46 vjeç i njohur si “Koçole”. I dënuar disa herë. I dyshuar si pjesëmarrës në Masakrën e Qafë-Gjashtës në vitin 1997 ku u vra oficeri i policisë Gjergj Mehmeti. Në vitin 2003 ka qenë prezent në automjetin që drejtohej nga Andrea Gjini para se ky i fundit të vriste biznesmenin Jaho Bajo. I arrestuar po atë vit për “moskallëzim krimi” lidhur me një ngjarje tjetër të kryer nga Gjini. I arrestuar më pas për “vjedhje” e “mashtrim”. Përdorues i lëndëve narkotike dhe i dyshuar si i përfshirë në trafik lëndësh narkotike.

  2. Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjec. I dënuar më parë për “armëmbajtje pa leje” dhe “plagosje e lehtë me dashje”. I arrestuar në prill 2022 në Lushnje, pasi në mjetin e tij “BMW” X5 u gjet një sasi cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.

bottom of page