top of page

Fatmir Bektashi, Jamarbër Malltezi e daja Xhimi (Begeja) kanë fshehur 68 milionë Euro me shitjen fiktive të aksioneve

Kompania “Homeplan” u krijua 1 vit e gjysmë pasi Sali Berisha u dha tokën te kompleksi “Partizani” dhe u regjistrua në emër të Fatmir Bektashit, ndërsa në janar 2014, ai i shiti 60% aksione të Jamarbër Malltezit e Xhimi Begesë me vlerë 600 Euro, kur kapitali ishte 23.5 milionë Euro; por në muajin maj 2023, Xhimi Begeja u shiti 25% aksione për 250 Euro, kur ato vlenin 11.1 milionë Euro, ndërsa me rrugë bankare mori 500 mijë Euro...

Pasi Sali Berisha, vajza Argita, dhëndri, televizioni i të birit dhe deputetët b*thë lëpirës për të pasur emrin në listën e ‘2025, ulërinin se nuk kishte prova për aferën me ish-kompleksin “Partizani”, SPAK-u nxori 500 faqe prova zyrtare, bankare, pastrimi parash, pazare dhe kacafytje interesash brenda grupit “Berisha- Malltezi- Bektashi- Begeja”, siç ndodh në çdo bandë hajdutësh.

Sipas të dhënave hetimore, provat janë të mjaftueshme për të faktuar akuzën penale ndaj bashkëpunëtorëve Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, Fatmir Bektashi e Xhimi Begeja, si grup i strukturuar në skemën e grabitjes së ish-kompleksit “Partizani” dhe fshehjen e të ardhurave.

“Pamfleti” po publikon dokumente, që vërtetojnë mashtrime të tjera me vlerë 68 milionë Euro, që kanë bërë Fatmir Bektashi, Jamarbër Malltezi e Xhimi Begeja, me vlerat e shit-blerjes fiktive të aksioneve të kompanisë “Homeplan” investitore e kullave, duke bërë deklarime të rreme.

Kompania “Homeplan”, u krijua nga treshja Bektashi- Malltezi- Begeja, 18 muaj pasi Sali Berisha u dha tokën te kompleksi “Partizani” dhe morën firmat e gjithë trashëgimtarëve të ish-pronarëve.

Por kompania u regjistrua 100% në emër të Fatmir Bektashit, për të mos bërë publike, lidhjen në pazarin e kullave me familjen “Berisha” dhe për të shmangur akuzat për konflikt interesi të kryeministrit, që sipas dosjes së SPAK ka qenë pjesë kryesore e aferës.

Pronësia e kompanisë “Homeplan” vetëm në emër të Fatmir Bektashit, vazhdoi gjatë gjithë periudhës 5-vjeçare, që Sali Berisha e dhëndri Jamarbër Malltezi, “qepën” letrat e skemës për grabitjen e truallit të ish- kompleksit “Partizani” dhe miratimin e tij për shesh ndërtimi.

Ndërsa 4 muaj pasi Sali Berisha iku nga pushteti, konkretisht më 23 janar 2014, Jamarbër Malltezi dhe daja Xhimi (Begeja), dolën hapur si pronarë të 60% kapitaleve të kompanisë së kullave, duke i blerë nga Fatmir Bektashi me vlerë 600 Euro, kur kapitali i saj në atë kohë ishte 23.5 milionë Euro.

Për të lënë në harresë detyrimet tatimore, veprimet jashtë bankës dhe fshehjen e pronësisë së Jamarbër Malltezit e dajës Xhimi Begeja, shitësi e administratori i kompanisë “Homeplan”, kontratën e shitjes së 60% aksione te ata, e deklaroi 5 vite më vonese në QKB, konkretisht  më 27 dhjetor 2018.

Por në datën 19 maj 2023, ortaku Xhimi Begeja, shiti 25% të aksioneve të tij me këto ndarje e vlera: 15% ia shiti Fatmir Bektashit për 150 Euro, ndërsa 10% ia shiti Jamarbër Malltezit për 100 Euro; në total 250 Euro, kur kapitali i kompanisë së kullave në atë kohë, ishte 44.4 milionë Euro, ose 11.1 milionë Euro pjesa takuese e dajës ortak Xhimi Begeja.

Por mashtrimi me vlerën e shitjes në total, ka vazhduar në datën 3 korrik 2023, me marifetin e shlyerjes së shumës, që Malltezi e Bektashi i kanë bërë ortakut Xhimi Begeja te “Union Bank”, duke i dhënë jo 250 Euro siç ishe në kontratë, por 500 mijë Euro, si pagesë e brendshme, për të shmangur taksat në shtet.

bottom of page