
Çdo 20 janar, Fatmir Mediu shkon në Uashington për të pirë çajin e “Mëngjesit të Lutjeve” e për të bërë fotografi, ndërsa çdo 2 muaj, shkon privatisht, te një fermë të regjistruar në emrin e të dashurës.
Por një informacion i ardhur në “Pamfleti”, vërteton se Fatmir Mediu, shkon shpesh në SHBA për gjoja takime pune si president i Qendrës për Sigurinë e Evropës Juglindore (SESC), paçka se është ish-ministër e deputet i dënuar me burg në Itali, për trafikim në vendet e BE me pasaporta e dokumente parlamentare false, të trafikantëve në kërkim ndërkombëtar.
Fatmir Mediu nuk është Ministër i Mbrojtjes qysh prej muajit mars 2008 kur ndodhi tragjedia e Gërdecit; por prej muajit tetor 2019 përfaqëson Shqipërinë, si President dhe Drejtor i Bordit Ekzekutiv të Qendrës për Sigurinë e Evropës Juglindore,.
Mos u çuditni, sepse Drejtor Menaxhimi të Projekteve në Qendrën për Sigurinë e Evropës Juglindore, Fatmir Mediu ka emëruar djalin e tij, Even Mediu prej 3 vitesh, i cili ka marrë në staf edhe mikeshën Ejona Isufi si “Specialiste sigurie”.
As në këtë qendër, Fatmir Mediu nuk punon veresie, por kalon në dorë 1.1 milionë Euro çdo vit; që shteti ia jep nga taksat e shqiptarëve, për të cilat ai dhe i biri, bëjnë letra, sikur i shpenzojnë me projekte të sigurisë për të evituar rrezikun ruso- kinez në Ballkanin Juglindor.
Sipas informacionit, për këtë qendër të drejtuar nga Fatmir Mediu me të birin si shef projektesh, jepen çdo vit 350 mijë Euro nga Ministria e Mbrojtjes; 200 mijë Euro nga Kuvendi për mbështetje projektesh Euro-Atlantike në Rajon; 250 mijë Euro nga qeveria si partnere e Qendrës së Sigurisë të Evropës Juglindore dhe 300 mijë Euro, nga fondi që Shqipëria ka për NATO-n, përveç donacioneve që Mediu nuk i publikon.
Në këto 1.1 milionë Euro në vit, Fatmir Mediu i jep vetes pagë 12 mijë Euro në muaj, djalit 7 mijë Euro muaj, mikeshës së djalit 5 mijë Euro në muaj dhe shumë të tjerëve shqiptarë të huaj që ka futur në listë; por se çfarë ka bërë e po bën me këto fonde këtë mund ta zbulojë SPAK-u.
Madje, për çdo udhëtim në takimet e Qendrës për Sigurinë e Evropës Juglindore në SHBA, në vendet e BE dhe Rajonit, Fatmir Mediu, merr dhe dieta nga parlamenti i Shqipërisë; ndërsa në CV-në e emërimit të djalit të tij, Even Mediu, thuhet:
– Është i angazhuar aktivisht në çështjet e sigurisë kombëtare e të Ballkanit, por dhe në nivelet e larta të politikës