top of page

Fideli Ylli e Mahmuti i rrjetit “TIBO”përlajnë 457 milionë lekë me gjoja transmetime live të sportit


Kryetari i Komitetit Olimpik Shqiptar, i emëruar nga Edi Rama me gjoja zgjedhje të lira prej federatave sportive, mund të thotë se nuk e njeh Mahmutin e rrjetit “TIBO”, por ata janë aq miq të ngushtë bashkë, sa kanë bërë edhe shumë “punë” nga ato që i dënon Ligji Anti-mafia

Dhjetë ditë më parë, “Pamfleti” publikoi aferën e zhvatjes së 600 milionë lekëve nga Fidel Ylli, nëpërmjet tenderëve fiktivë nga fondi i shtetit, akorduar Komitetit Olimpik Shqiptar për kompletimin e ekipeve sportive të shkollave.

Një dokument i publikuar më 6 mars 2023, për një tender tjetër të bërë po nga Fidel Ylli, tregon se ai me sekserët dhe miqtë e tij në punë të pista, po vazhdon zhvatjen e fondeve të ekipeve sportive shkollore, me marifetin e letrave fiktive.

Bëhet fjalë për tenderin e shpallur më 27 tetor 2022, me fond 482 milionë lekë me TVSH, për shërbimin e filmimit, transmetimit “live” në rrjete e nëpër media, i veprimtarive të ekipeve sportive të shkollave, ndërsa kontrata u publikua më 6 mars 2023 për të kaluar në heshtje.

Sipas njoftimit në Buletinin e Prokurimeve, në tender ka marrë pjesë vetëm firma “TIBO” e Adnand Mahmutit, ndërsa xhambazi Fidel Ylli e ka zhvilluar tenderin, duke e shpallur fitues në vlerën 457 milionë lekë me TVSH, ndoshta duke regjistruar në dosje firma të tjera pjesëmarrëse.

Por kjo është shkelja ligjore, ndërsa pazari i fshehtë mes Fidel Yllit e Bosit të rrjetit “TIBO” për të përlarë milionat, është bërë me letra false, sikur kjo kompani e ka zbatuar 100% kontratën, me filmime e transmetime në rrjete digjitale dhe “live” në media të ekipeve sportive shkollore.

SPAK mund ta hetojë këtë vjedhje të bërë nga Fideli i kullave, kokainës e tokave të Karaburunit, në bashkëveprim me bos Mahmutin e firmës “TIBO”, duke parë detyrimin e përcaktuar në kontratë dhe realitetin e transmetimit “live” në media e rrjetet digjitale.

Për ta orientuar SPAK-un, i kujtojmë se këto 457 milionë lekë janë paguar për të transmetuar “live”, aktivitetet e ekipeve sportive shkollore në palestra vetëm gjatë muajit dhjetor 2022, madje duhet verifikuar edhe nëse ka pasur apo jo aktivitete sportive në këtë muaj.

Kryetari i Komitetit Olimpik Shqiptar, i emëruar nga Edi Rama me gjoja zgjedhje të lira prej federatave, mund të thotë se nuk e njeh Mahmutin e rrjetit “TIBO”, por ata janë aq miq të ngushtë bashkë, sa kanë bërë edhe shumë “punë” nga ato që i dënon Ligji Anti-mafia.

Fakt që tenderi ka qenë fiktiv dhe i paracaktuar për t’iu dhënë mikut të firmës “TIBO Sh.p.k”, vërtetohet nga lajmi dhe fotografitë e takimit të tyre më 7 korrik 2022 në Tiranë.

Aty deklarohet, se rrjeti “TIBO” dhe filiali i tij “OverSport”, do transmetojnë “live” çdo aktivitet të ekipeve shkollore, ndërsa tenderi është bërë 4 muaj më vonë.



bottom of page