top of page

Fillon publikimi i fakteve/ Del video e Zotos me Mertirin

  • Writer: Infrared Infrared
    Infrared Infrared
  • Aug 4, 2023
  • 1 min read

Partia Demokratike që do të mbledhë dokumenta dhe të dhëna të qenësishme që mund të ndihmojnë në zbardhjen e të vërtetës deri në fund për çështjen e inceneratorëve.


Një material voluminoz do të bëhet publik dhe gjithashtu një material i plotë do t’i çohet dhe SPAK-ut.


Sot ka vijuar publikimi i parë i fakteve.


Ish kandidati për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka publikuar një video në të cilën shfaqet Klodian Zoto e Mirel Mertiri të cilët shfaqen duke festuar në një autobus me njëri tjetrin.


“Ja se si dy zemrat, dy shokët e Veliajt dhe dy të panjohurit e Ramës, të cilëve pa i njohur hiç, ai u firmoste bonusin 8% fap e fap (Zoto e Mërtiri), festonin vjedhjen e 80.000 eurove në ditë tek Inceneratori i Tiranës.”

Sipas Këlliçit aferës së inceneratorëve do t'i shkohet deri në fund.


"Për të gjithë ata që menduan dhe sponsorizuan fort që afera e shekullit të mbyllej me arratinë e Ahmetajt, i garantoj që e kanë shumë gabim! Aferës së inceneratorëve do i shkohet deri në fund e mbi të gjitha, inceneratorit të Tiranës do t’i dalin pronarët e vërtetë, që tashmë të gjithë e dinë që janë Erion Veliaj dhe Edi Rama."


Ai thotë se do ta çojnë përpara këtë çështje, dhe në ditët në vijim do të sjellin për publikun plot fakte të reja.

"Do ta çojmë përpara këtë çështje, dhe në ditët në vijim do të sjellim për publikun plot fakte të reja."

Këlliçi thotë se, Veliaj me të vërtetë rrëmbeu me paratë e korrupsionit mandatin e 3 në krye të Bashkisë Tiranë, por gjurmët që ka lënë nuk i fshin dot as koha dhe as presioni i tij ndaj drejtësisë.

Comments


bottom of page