top of page

Fitoi zgjedhjet në Himarë, Fredi Beleri reagon nga burgu: Së bashku që të bëhemi akoma më të fortë


Vetëm pak momente më parë ka përfunduar numërimi i votimeve në Himarë, ku u shpall fitues kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, i cili ndodhet në burg me akzuën për vjedhje votash.

Pas shpalljes së fitores, Beleri ka reaguar nga burgu duke thënë se sot fitoi demokracia.

“Demokracia fitoi! Himara fitoi! Mirënjohës për të gjithë ata që treguan burrëri. I mirëkuptoj të gjithë ata që terrorrizmi u mundua ti nënshtrojë.


Sot nuk ka humbës dhe fitues, janë të gjithë qytetarë të Himarës dhe unë Kryebashkiaku i tyre dhe si i pari mes të barabartëve do të përparojmë së bashku që të bëhemi akoma më të fortë në mbrojtje të demokracisë dhe të Drejtave të Njeriut!” thueht në postimin e Belerit në “Facebook”.

Kujtojmë që Beleri fitoi në Himarë me 3837 vota, përballë Jorgo Goro të PS i cili mori 3818.



bottom of page