top of page

Flamur Golemi i beson ushqimet e Azilit të dënuarit për korrupsion, denoncohet tenderi 80 MLN lekë


Abuzimi me fondet e ushqimeve për çerdhet, azilet, konviktet apo institucionet e tjera sociale, janë pjesë e një sistemi të centralizuar pavarësisht se në cilën bashki bëhet prokurimi. Këtë herë firmën e abuzimit me ushqimet e ka hedhur kryetari i Bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi.

Flamur Golemi rrezikon shëndetin e banorëve të Azilit

Më datë 15 shkurt 2024, Golemi ka njoftuar garën për tenderin me objekt “Blerje ushqimesh” për shtëpinë e të moshuarve Gjirokastër. Me këtë tender do të furnizohen perime, fruta, bulmet dhe pije për 12 muaj. Për herë të parë duket që Golemi ka bërë një listë të rregull ushqimesh dhe ka zhvilluar të paktën formalisht një garë dhe më pas ka firmosur kontratën me firmën M.C.CATERING SHPK.



Monopol i ngritur me ndihmën e kryetarëve të bashkive 

Së dyti, duke parë se sa shumë kontrata janë përfituar dhe i ka detyrim aktualisht kjo kompani, na lind pyetja: A janë fiktive të dhënat për kapacitetin e saj? Vini re, M.C CATERING aktualisht ka 10 kontrata me institucionet, që kanë nisur pas muajit mars 2023. Kështu, firma ka fituar tenderin me afat 1 vjeçar në Bashkinë Librazhd firmosur më 30 prill 2023, “Furnizim me ushqime”; në Bashkinë Kamëz “Blerje fruta zarzavate” firmosur më 12 maj 2023, kohëzgjatja e kontratës 12 muaj; Me bashkinë Kamëz ka firmosur në të njëjtën datë kontratën “Blerje mish viçi, mish pule, vezë” me afat 1 vit; Me këtë bashki, po ashtu vazhdon kontrata për ”Blerje bukë integrale + bukë thekre” firmosur në 01-06-2023, kohëzgjatja e kontratës 12 muaj; Më 5 qershor 2023 ka nisur kontrata me afat 1 vit, “Blerje ushqime për kopshtin dhe çerdhen, për nevoja të Bashkisë Shijak”; Më 13 korrik 2023 ka nisur detyrimi sipas kontratës së përfituar nga bashkia Krujë “Blerje ushqime me origjine joshtazore” me afat 1 vit ( pra deri në korrik 2024); Me të njëjtën bashki dhe në të njëjtën datë është lidhur kontrata e furnizimit për një vit “Blerje ushqime me origjine shtazore”; Më 15 janar 2024 ka lidhur kontratën 1 -vjeçare për objekt “Blerje mish për kafshët e Kopshtit Zoologjik për vitin 2024” me bashkinë Tiranë; në fund vjen qershia mbi tortë, në 4 mars 2024, paralelisht me tenderin e Flamur Golemit, kjo kompani ka fituar tenderin e Bashkisë Librazhd “Blerje ushqime për kopshtin dhe çerdhen” me afat 11 muaj.

Më e pakta që duhet të bënte kryetari Golemi do të ishte skualifikimi i kësaj firme për arsye se i ka mjetet dhe punonjësit të angazhuar me një kontratë në një tjetër institucion publik.

Këtu kemi edhe një nënvizim që duhet t’i shërbejë KLSH dhe SPAK, nëse do ta hulumtojnë këtë tender: Agjencia e Prokurimit Publik nuk ka bërë detyrën që të ndërhynte dhe anulonte këtë tender për arsyen e mësipërme.

Kush është pronari i MC CATERING?    

Kujtojmë se firma M.C.CATERING SHPK njihet për abuzimet në këto lloj tenderash. Themeluesi i saj Njazi Prençi ka krijuar monopol për furnizimin me ushqime në të gjitha njësitë vendore. Në çdo tender që zhvillojnë bashkitë për të blerë ushqime shpesh fituesi, në shkelje të ligjit, është shpallur kjo kompani. Të dhënat nga thesari tregojnë që në katër vitet e fundit kjo firmë ka përfituar 5.3 milionë euro përmes kontratave që ka lidhur me bashki të ndryshme.


Në fakt kjo është vetëm një nga kompanitë e tij që tashmë e ka regjistruar në emër të djalit Gentian Prençi, por Njaziu gëzon 3 firma në të cilat ka përfshirë të gjithë anëtarët e familjes; Regli shpk , Mc Catering dhe Eglenti shpk .

Pronar i Regli shpk është vetë Njaziu, i dënuar nga gjykata për korrupsion me tenderat duke korruptuar funksionarët publikë.

Njazi Prençi është dënuar në vitin 2018 me dy vite burg për vjedhjen e 80 milionë lekëve me një tender me vlerë 200 milionë lekë, me ish kryetarin e Bashkisë së Krujës, Shkëlzen Hoxha.

Pronarë në letra të kompanisë Mc Catering shpk, Njaziu ka vendosur të birin, Gentjan Preçin. Pronare të kompanisë Eglenti shpk ka vendosur të bijën, Eglantina Prençin. Llogaritë e parave menaxhohen nga bashkëshortja e Njazi Prençit.

Tenderat janë marrë me letra false, pasi tre kompanitë paraqesin numër punëtorësh dhe kapacitete teknike të rreme, pasi i njëjti punëtor rezulton në të tre kompanitë familjare. Skandali është konstatuar edhe nga Autoriteti i Konkurrencës, por pushtetarët e korruptuar bashkëpunojnë me familjen Prençi.

bottom of page