top of page

Flet nga paraburgimi 28-vjeçari Aurel Kurti: Është gënjeshtër që…

22-vjeçarja, e cila prej dy vitesh dhunohej nga i shoqi dhe mbahej e izoluar kundër dëshirës së saj në shtëpinë e tyre në Volos, dyshohet se po kërcënohet, shkruan sot Protothema. Kërcënimet po bëhen nga familjarët e bashkëshortit të saj, të cilët i kërkojnë tërheqjen e padisë që ka ngritur ndaj 28-vjeçarit Aurel Kurti.

Në të njëjtën kohë, 28-vjeçari foli nga burgu, duke pretenduar se nuk po e mbante të burgosur në shtëpinë e tyre gruan e tij Dafinën.

“Është gënjeshtër që e kam burgosur. Ditët e fundit më acaroi… disi sepse donte që ne të largoheshim dhe të shkonim në Angli, ku ishin kushërinjtë e saj. Nëse do të donte të divorcohej, mund të më thoshte. Erdha në Greqi sepse doja një jetë tjetër. I kisha thënë shumë herë të dilte dhe ajo nuk donte sepse thoshte nuk mundemi. Punoja nga mëngjesi në mbrëmje dhe shtëpia ime ishte gjithmonë plot për të dhe fëmijën. U grindëm se më kishte marrë mendtë duke më thënë të largoheshim”, tha 28-vjeçari.

Duke iu referuar fëmijës së tij 2 vjeç e gjysmë, ai tha: “Më intereson vetëm fëmija im. Kjo është jeta ime, prandaj kam punuar kaq shumë orë, që të mos i mungojë asgjë”.

Për ngjarjen ka folur edhe fqinja e cila ka shkuar në shtëpi kur ka dëgjuar britmat e 22-vjeçares dhe ka njoftuar policinë. Në fakt, siç tha ajo, edhe ajo është sulmuar nga 28-vjeçari.

“Nuk e kishim parë kurrë vajzën dhe fëmijën. Dëgjuam britma dhe thamë se po e vriste. Shkova në shtëpi, trokita në derë dhe fillova të bërtas që të hapej. Ai doli nga dera dhe filloi të më shtynte. Më kapi fort duart dhe më shtyu”, tha gruaja dhe shtoi: “Pashë vajzën zvarrë dhe foshnjën nën krevat duke qarë. Fatmirësisht në atë kohë erdhi policia”.

bottom of page