Mëngjesi i sotëm ka nisur me një fllad të nxehtë, por Instituti i Gjeoshkencave njofton se gjatë ditës do të ketë reshje me intensitet të lartë, të cilat do të jenë më të përqendruara në veri dhe në jug të territorit.
Në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave.
Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.
Sot temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:në bregdet: 14 / 18 °Cnë vendet e ulëta: 12 / 19 °Cnë vendet malore: 6 / 14 °C
Era pritet të fryjë mesatare deri e fortë, kryesisht në bregdet dhe zonat malore.