Fondet e bujqësisë/ Si u kthye mbështetja për grumbulluesit në një skemë oligarkie
- Infrared Infrared
- Jun 7, 2023
- 12 min read

Pikat e grumbullimit kanë marrë rreth 34 milionë euro nga fondet e bujqësisë, për t’u fuqizuar, por e kanë kthyer këtë mbështetje në një skemë oligarkie. Grumbulluesit kanë ngritur vetë ferma dhe sera, duke e monopolizuar këtë sektor kyç të bujqësisë dhe duke konkurruar fermerët e thjeshtë, prodhimet e të cilëve kalben në ara.
Julian Hoxhaj
Musa Molla, një fermer nga fshati Leminot i Maliqit, e preu pemëtoren, 2 dekada pasi i investoi të gjitha kursimet e emigrimit. Shkak, sipas tij, u bë abuzimi nga grumbulluesit, të cilët, jo vetëm nuk i kanë paguar ende miliona lekë për prodhimet, por edhe po i konkurrojnë.
“Është rasti i dytë, që digjem. Një pikë më mbajti 7 milionë lekë. Rasti dytë është “Kosta Fruit”, që ka bërë një krim, për mua”, – akuzon Musa Molla, 71 vjeç, që punon në plantacionin e mollëve së bashku me bashkëshorten, 69-vjeçare.
“Vitin e parë mora 56 milionë lekë. Më pas mora 20 milionë. Ai më mbajti 30 milionë lekë”, – tregon fermeri Musa Molla, që e ka çuar edhe në gjykatë grumbulluesin.
Fermeri akuzon se përplasja nisi, kur grumbulluesi, Kostandin Gjata, që zotëron edhe një fermë të tijën me mollë, nisi të bënte hile me cilësinë e
“Mollën time e kërkonin të gjithë. Unë e kisha dorëzuar te Kostandini dhe pas një jave më tha: “Hajde, merre, se nuk është shitur. Ajo ishte një mollë e dëmtuar”, – akuzon fermeri, duke aluduar se grumbulluesi i ka ndryshuar mollët, që ai kishte dorëzuar.
“Ai ka 7 hektarë mollë! Këta janë pesë-gjashtë grumbullues dhe po këta e caktojnë çmimin. Ne prodhojmë shumë dhe jemi të detyruar, që ta dërgojmë prodhimin te pikat”, – shprehet Musa Molla, i cili i referohet grumbulluesit “Kosta Fruit”.
Vetë biznesmeni Kostandin Gjata pranon se zotëron disa hektarë tokë dhe prodhon mesatarisht 200 tonë mollë në vit.
“Kosta Fruit”, një pikë grumbullimi e mollëve në rajonin e Korçës, që merret edhe me import- eksport, është një nga bizneset, që ka përfituar 53 mijë euro nga fondet e IPARD-it në formën e subvencioneve për ngritjen e magazinës së grumbullimit të frutave dhe perimeve. Por, biznesmeni Gjata mohon t`i ketë pará të pashlyera fermerit Musa Molla, madje pretendon se i ka dhënë një çmim edhe më të mirë se të tjerët.

Njëjtë si Musai, qindra fermerë kanë ngecur në grackën e një konkurrence të pabarabartë dhe mungesës së një burse çmimesh, që vendosen kuturu nga vetë grumbulluesit. Të zhytur në një krizë të thellë, fermerët akuzojnë se fondet e IPARD-it po përthithen nga një duzinë biznesesh të pikave të grumbullimit, të cilat, në vend që t`i ndihmojnë fermerët, e kanë kthyer procesin e grumbullimit dhe caktimin e çmimeve në një skemë oligarkie.
Si zhduken milionat e subvencioneve
Në qarkun e Fierit, që njihet edhe si hambari i produkteve bujqësore (Lushnjë, Divjakë dhe Roskovec), janë 35 pika grumbullimi, që kanë përfituar rreth 9 milionë euro subvencione direkte nga fondet e IPARD-it. Mbështetja e pikave të grumbullimit ka qenë një prioritet në skemën e fondeve të bujqësisë dhe në rang vendi janë dhënë 34 milionë euro për ngritjen e tyre. Këto fonde, të cilat jepen në formë granti (pra i falen përfituesit) nga Bashkimi Europian, janë kthyer në një “koshere mjalti” për shumë biznese.
Sipas Ministrisë së Bujqësisë, subvencioni për pikat e grumbullimit bëhet, me qëllim që ato të lidhin marrëveshje me fermerët, duke iu blerë prodhimet bujqësore. Por, realiteti është krejt tjetër. Fermerët akuzojnë se e gjithë skema po keqpërdoret dhe grumbulluesit janë kthyer në konkurrentë. Sipas tyre, tokat e mbetura djerrë, për shkak të emigrimit apo dështimit të shumë fermerëve në bujqësi, po blihen apo po merren me qira nga pronarë pikash grumbullimi, të cilët kanë prioritet të shesin produktet e tyre dhe jo të fermerëve.
Gentian Ziu, një fermer i vogël, tregon se mezi ia del të mbijetojë. Sipas tij, në zonën e Roskovecit janë të paktën 6 subjekte, pika grumbullimi, të cilat kanë gjithashtu edhe disa hektarë me sera. Ai akuzon se këto subjekte po i dëmtojnë fermerët e zonës.
“Po na mbysin pikat e grumbullimit. Një subjekt ka deri në 4-5 hektarë sera, ndërsa të tjerët kanë deri në 6 dynymë. Këta nuk mendojnë për fermerin”, – akuzon fermeri, Gentian Ziu.
Grumbulluesit janë kthyer në shqetësim edhe për Ilir Malkajn, i cili kultivon disa dynymë sera me perime.
“Janë disa grumbullues, që kanë marrë toka me qira dhe mbjellin bostane, grurë etj., kanë sera. Kjo është konkurrencë për ne”, – thotë më tej Iliri.
Vetë grumbulluesit pranojnë se zotërojnë edhe sera, por mohojnë se po iu bëjnë konkurrencë fermerëve të zonës.
“Rinaldi SHPK” ka përfituar rreth 360 mijë euro për ngritjen e një pike grumbullimi në Roskovec. Administratori, Rrapi Hazizi, pranon se edhe ai vetë ka disa sera, por, pikërisht për të shmangur konkurrencën, nuk i mbjell me të njëjtat kultura si fermerët.
“Ndonjëherë kemi probleme me fermerët, sepse, kur vjen puna, la pa vjelë serën time, se duhet të çoj arkat te fermerët. Këtë vit i mbolla me lakër serat e mija, sepse nuk dua të zë arkat për fermerët”, – u shpreh Rrapi Hazizi për INA MEDIA-n.
Sajmon Hatia, një ndër grumbulluesit më të mëdhenj të Myzeqesë, ka përfituar plot 1.3 milionë euro në formën e grantit nga IPARD për të ngritur një pikë grumbullimi në Fier dhe një tjetër në Roskovec. (Dy herë është shpallur fitues si individ dhe një herë si “Hatia Group”, që sipas QKB-së, rezulton të jetë administrator i saj).
Përveçse një nga grumbulluesit më të mëdhenj në vend, Hatia zotëron edhe vetë 2 hektarë sera, por që së fundmi thotë se i ka dhënë me qira. Ai mohon të ketë konkurrencë mes tyre dhe fermerëve, madje sipas tij grumbullues dhe fermerë janë në të njëjtën varkë, duke ngritur si shqetësim bursën e çmimeve.
“Kam pasur, por nuk i mbjell më për efekt punëtorësh, nuk ia vlen, kam dy vite. I kam dhënë me qira tani”, – u shpreh Sajmon Hatia.
“Të dyja palët ecim në të njëjtin drejtim, por nuk kemi arritur ta gjejmë ende rrugën e përbashkët. Të paktën çmimet të jenë javore. Ia kemi kërkuar vendosjen e një burse edhe Ministrisë së Bujqësisë, pasi ne vetë nuk e kemi këtë fuqi”, – shpjegon grumbulluesi Hatia.
Njëjtë, edhe Eno Jergeni, që zotëron “Vegetal Eksport”, thotë se është eksportues dhe grumbullues, por njëherazi edhe fermer. “Vegetal Eksport” përfitoi rreth 51 mijë euro për ngritjen e një pike grumbullimi në Fier. Edhe Jergeni mohon që ata po deformojnë tregun. Sipas tij, “Vegetal Eksport” ka të kontraktuar qindra fermerë, të cilëve iu mbledh prodhimet e serave, që më pas shkojnë për eksport.
“Nuk kemi lidhje me këtë gjë. Ne mbjellim pak edhe vetë, por kryesisht i kemi nga fermerët. Janë rreth 400 fermerë, që i kemi kontraktuar. Fillimisht kemi filluar kultivimin vetë dhe jemi përhapur edhe me fermerë të tjerë. Kemi mbi 50 hektarë sera”, – sqaron ai.
Megjithatë, fermerët këmbëngulin se, jo vetëm i konkurrojnë, por pikat e grumbullimit as nuk i paguajnë në kohë, duke iu ngelur miliona lekë borxh fermerëve.
Gentian Ziu i ka shitur prodhimet e tij prej muajsh, por ende nuk i ka marrë lekët nga pikat e grumbullimit. Sipas tij, në këtë situatë janë shumica e fermerëve të zonës. Të zënë në “çark”, fermerët thonë se nuk kanë mekanizma për t`i detyruar grumbulluesit që t`iu shlyejnë pagesat e prapambetura.
“Janë rreth 12 milionë lekë, që nuk i kam marrë nga pikat e grumbullimit. Të gjitha pikat, që kanë marrë fonde nga IPARD dhe AZHBR, janë gropë. I kanë fermerët pa likuiduar”, – shpjegon Gentian Ziu për INA MEDIA-n.
Julian Harizi është një tjetër sipërmarrës, që ka në pronësi pikën e grumbullimit “Erioni Agro” në Roskovec. Ai ka përfituar plot 905 mijë euro nga fondet e IPARD-it, po ndryshe nga denoncimi i fermerëve ai thotë se grumbulluesit gjenden mes dy zjarresh.
“Ne jemi në mes të dy zjarreve. Fermeri, po solli produktin te ne, mori faturën, do lekët. Sot, nesër, apo pas 1 muaji, klientit nuk i pëlqen produkti, kërkon skonto, fermeri nuk pranon skonto dhe pikat e grumbullimit janë në mes të dy zjarreve, janë drejt falimentimit”, – thotë ai.
“Fitimi është shumë i vogël dhe rreziku është shumë i madh”, – thotë më tej Harizi, duke shtuar se ai vetë nuk ka sera në pronësi të tij, por të afërmit e tij, po.
Gjatë dekadës së fundit më shumë se 205 milionë euro janë dhënë si mbështetje direkte për fermerët, shumica nga Bashkimi Europian, si subvencione për bujqësinë e një pjesë më e vogël nga buxheti i shtetit në formën e skemave mbështetëse. Pikat e grumbullimit kanë dy funksione kryesore: së pari, shërbejnë si tregje, ku fermerët shesin prodhimin e tyre te grumbulluesit dhe, së dyti, shërbejnë edhe si frigoriferë për magazinimin e prodhimeve.
Kontrata pa kushte
Vetëm në qarkun e Fierit janë disa grumbullues, që kanë përfituar grante deri në 1 milion euro nga fondet e IPARD-it, pra iu falen, por kontratat, që lidhen, kur i përfitojnë këto grante, nuk kanë asnjë klauzolë, që rregullon marrëdhëniet e tyre si përfitues subvencionesh publike me fermerët.
“Pavarësisht se kanë marrë fonde në formë granti, pra të pakthyeshme, ata nuk kanë asnjë pikë në kontratë që t`i detyrojë apo t`i orientojë se si duhet të sillen në raport me fermerët! Abuzimet për mospagesa apo grumbullimi i mallit pa fatura në kohë reale sjell edhe pasoja. Nëse pika, pavarësisht se ka 1 javë, që e ka blerë produktin te fermeri, nuk arrin ta shesë, ia kthen atij përsëri”, – shpjegon eksperti i bujqësisë, Ervin Resuli.
Vetë Zyra e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë sqaron se kriteret për përfitim i hartojnë autoritetet shqiptare, ndërsa BE vetëm i miraton.
“Kriteret e përgjithshme të përshtatshmërisë për përfituesit IPARD janë pjesë e programit IPARD, të hartuar nga autoritetet shqiptare dhe të miratuar nga BE-ja”, – thuhet në një përgjigje me shkrim të Zyrës së Delegacionit të BE-së.
Sipas kësaj Zyre, që ka dhënë deri më tani miliona euro në formën e granteve për mbështetjen e bujqësisë, subjektet përfituese nga fondet e IPARD-it duhet të kontrollohen nga autoritetet ligjzbatuese në vend, për të shmangur sjelljet monopoliste në treg.

Këtë rregullore të BE po e përshtat tërësisht dhe Kosova, e cila në vitin 2022 bëri të mundur hartimin e draftit të plotë dhe dërgimin e tij në qeveri për miratim.
“Vendi ynë ka qenë dhe është i përkushtuar që këtë fushë ta rregullojë me ligj të veçantë. MBPZhR-ja në vitin 2022 në planin e punës e ka paraparë që të përgatisë Koncept-Dokumentin për Organizimin e Tregut të Përbashkët për Produktet Bujqësore, të cilin e ka përfunduar; i njëjti është aprovuar në qeverinë e Republikës së Kosovës”, – tha për INA MEDIA-n Ministria e Bujqësisë në Kosovë.
Një fjalë në ligj do t`i shpëtonte fermerët
Shqipëria ka një ligj të miratuar në vitin 2014, i cili parashikon zgjidhje “Për pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore, tregtare”, por, për shkak të mangësive, në qershor të vitit 2022, deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, depozitoi në Kuvend një draft për ta amenduar këtë ligj. Deputeti socialist kërkonte që në këtë ligj të bëhej vetëm një ndryshim në nenin 3, duke riformuluar pikën 1, duke shtuar edhe “prodhuesit bujqësorë”. Ky ligj u mbajt peng në parlament deri në muajin dhjetor 2022, ndërsa aktualisht ligji ka kaluar diskutimet në komision dhe pritet të shkojë në Kuvend për miratim. Miratimi i këtij amendamenti do të nxiste dhe më shumë formalizimin e prodhuesve bujqësorë dhe blegtoralë, si dhe formalizimin e çdo transaksioni në tregjet e këtyre produkteve.
As grumbulluesit nuk janë kundër miratimit të këtij amendamenti, ndërsa Nedrete Arapi kërkon që afatet për shlyerjen e fermerëve të jenë të paktën 90 ditë dhe jo 50, sa parashikon ligji aktual.
“Pikat e grumbullimit në pikun e prodhimit mbledhin mall pa çmim dhe e shesin mallin, sa iu do qejfi atyre. Për më tepër ka pika grumbullimi, që ua kanë marrë prodhimin fermerëve dhe kanë vite që s`iu kanë dhënë lekët e punës të tyre dhe shteti nuk i kontrollon”, – shprehet Dashamir Çela, një fermer, që pasi dështoi të përfitonte nga fondet e IPARD-it, e shiti fermën dhe tashmë ndodhet në emigrim.
Comments