top of page

FOTO/ Elseid Hysaj, mes Lazio-s dhe pasionit për makinat, garazhi i tij është një “minierë ari”


Prej vitesh, Elseid Hysaj është një realitet në Serie A, një nga legjionarët më të rëndësishëm në Serie A. Në Itali, Hysaj njihet shumë edhe për pasion e tij të madh që ka për makinat e luksit.

Anësori kuqezi nuk e fsheh për asnjë moment dashurinë e tij për makinat, Instagrami i tij është i mbushur plot me foto ku reklamon “mallin” e tij.

Corriere dello Sport i ka kushtuar një shkrim pikërisht pasionit të Hysaj për makinat duke bërë dhe një bilanc të “bishave” që Hysaj ka në garazh.

Hysaj ka një pronësi një Ferrari 458 që kushton 206 mijë euro, një Mercedes Classse G AMG që kushton 187 mijë euro, një Jeep Wrangler që kushton 84 mijë euro dhe një Lamborghini Aventador që kushton 430 mijë euro.

bottom of page