top of page

FOTO/ Aksident i frikshëm në Vlorë, shkatërrohet makina!

  • Writer: Editor 1
    Editor 1
  • May 4, 2023
  • 1 min read

Një aksident është regjistruar në lagjen 10 korriku në Vlorë mëngjesin e kësaj të enjteje.

Makina është përplasur me koshin e plehrave dhe me një pemë, e më pas është kthyer përmbys.

Drejtuesi i mjetit është dëmtuar dhe është dërguar me urgjencë në spital. Shkak i aksidentit mendohet të jetë shpejtësia në lëvizje.


Sipas informacioneve, dyshohet se drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me pemën.

Në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi i posaçëm hetimor, që kanë nisur hetimet për shkakun e aksidentit.

Comentarios


bottom of page