top of page

FOTO/ Aksident i frikshëm tek mbikalimi i Vorës, makina del nga rruga, tre të plagosur


Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure tek mbikalimi i Vorës, në kryeqytet.


Autoritetet zyrtare bëjnë me dije se , shtetasi L. B., 25 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Peugeot", dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.


Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur shoferi, shtetasi L.B., dhe dy pasagjerët, shtetasit M.Gj., 22 vjeç, dhe A.Gj., 23 vjeç, (vëllezër). Ata ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:50.



bottom of page