top of page

FOTO/ Arrestohet ish-futbollisti i Partizanit, do ekstradohet në Shqipëri


Ish-futbollisti i Partizanit, Theophilius Solomon është arrestuar në Gjilan për llogari të drejtësisë në Shqipëri.


Ish-sulmuesi i Partizanit akuzohet për dhunimin e ish-të dashurës në 2021, teksa duket se nuk i ka mbyllur llogaritë me akuzat. Aktualisht sulmues i Gjilanit në Kosovë, 27-vjeçarit nigerian sot i janë vendosur prangat.


Me ndërhyrjen e "FAST Kosova" pas kërkesës së Interpol dhe Europol, policia ka zbatuar urdhrin e arrestimit.



Pritet që Solomon të vendoset para përgjegjësisë pasi kur luante me Partizanin në Superligë (2019-2021) ka qenë në telashe dhe për shumë javë qëndroi pas hekurave pas dhunimit të ish-të dashurës.



bottom of page