top of page

Foto/ Ky është shefi i RENEA-s që u kap me mijëra euro në makinë

Altin Morina është shefi i trajnimit pranë repartit RENEA i cili është arrestuar ditën e sotme pasi u kap nën shoqërinë e personave si pjesëmarrës në atentatin e Don Boskos.

Gjithashtu mediat raportojnë se në automjetin e efektivit 40-vjeçar është gjetur një sasi e konsiderueshme parash.

Kujtojmë që nga atentati që ndodhi pak ditë më parë në Don Bosko mbeti e vdekur banakierja Mimoza Paja, 58 vjeçe dhe pesë të tjerë u plagosën, mes tyre dhe një vajzë 10-vjeçare që u dëmtua nga xhamat e thyer.

Të plagosurit e tjerë janë Sahit Murati (xhaxhai i Fatjon Muratit), Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli, të gjithë jashtë rrezikut për jetën.

Murati vetë ndodhej jashtë Shqipërisë në momentin që u krye atentati. Ai është i njohur në botën e krimit dhe si miku i ngushtë i Endrit Dokles, madje është marrë në pyetje për masakrën e Fushë Krujës, ku mbeti i vrarë Brilant Martinaj me dy miqtë e tij. Murati tashmë është shpallur në kërkim.


bottom of page