Mëngjesin e sotëm rreth orës 06:00 ka shpërthyer një bombol gazi në një banesë në lagjen “11 Janari”, Kuçovë ku ka mbetur e vdekur 84-vjeçarja, Alie Kosova.
Bashkëshorti i saj 86-vjeçari, Mustafa Kosova u nxor nga rrënojat pasi pas shpërthimit është shembur shtëpia.
Bashkëshortja e 86-vjeçarit u nxor nga rrënojat e pajetë ndërsa ai është dërguar është dërguar në Spital për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.