top of page

FOTO TË RËNDA/ 2-vjeçarja në Pediatri me djegie cigareje në gjithë trupin, dyshohet se është abuzuar


Një ngjarje tepër e rëndë mesohet se ka ndodhur në datë 15 nëntor në kryeqytet. Një vajzë e mitur vetëm 2 vjeç është paraqitur pranë Urgjencës së Pediatrisë në QSUT, me shenja diegieje cigaresh në trup.

Sipas mediave, informohet se vajza është identifikuar me inicialet A.R. dhe është e ditëlindjes 01.08.2021.

Mediat dyshojnë se dhunimi i saj është shkaktuar nga një familjar, rreth moshës 40 vjeçare.


Megjithatë vetëm pak më parë policia ka dalë me një njoftim sipas të cilit dyshohet se djegiet janë shkaktuar nga vëllai i saj i mitur i moshës 9-vjeç.


"Ditën e djeshme, është paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalin “Nënë Tereza”, e shoqëruar nga nëna e saj, një e mitur 2 vjeçe, të cilën e ka djegur aksidentalisht (duke luajtur me një bisht cigare) vëllai i saj i mitur 9 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale", njoftoi policia.

Megjithatë burime ekskluzive për JOQ Albania bëjnë të ditur një tmerr të vërtetë në lidhje me ngjarjen e raportuar më herët për një vajzë 2-vjeçare të shtruar në Pediatrinë e QSUT. E mitura ishte paraqitur në datë 15 nëntor në Urgjencën e Pediatrisë në QSUT me diegie cigareje në trup, por për shkak të gjendjes së rënduar, ditën e sotme është transferuar në reaminacion.

Sipas burimeve për JOQ, ndaj të miturës është ushtruar një dhunë e pamendueshme. Ajo ka djegie me cigare kudo nëpër trup, madje edhe pranë organeve gjenitale. Sipas burimit, e mitura është abuzuar edhe seksualisht.


Por ajo që është më e rëndë, është se abuzimet kanë kohë që kanë ndodhur, pra e mitura është abuzuar sistematikisht. Fotot e dërguara pranë redaksisë sonë janë tepër të rënda.


Ato do të publikohen vetëm në këtë artikull në faqen web, për një arsye të vetme. Që autoritetet të marrin menjëherë masa për arrestimin e personave përgjegjës dhe për të larguar këtë fëmijë të pafajshëm nga një familje që nuk ka ditur ta mbrojë dhe që ka lejuar që ndaj saj të bëhën këto dhunime fizike të pamendueshme.

Gjithashtu këto foto tregojnë se sa çmenduri ka ende sot në Shqipëri, ku një fëmijë i pafajshëm përdoret si mish për top, si një send i pavlerë me të cilin mund të bësh çtë duash.




bottom of page