Fredi Beleri është kryetar i mandatuar i Bashkisë së Himarës, por që të ulet në karrigen e kryetarit të Bashkisë, i duhet të kapërcejë një hallkë procedurale, betimin para Këshillit Bashkiak.
GJKKO e ka refuzuar kërkesën për leje të Belerit, i cili u arrestua 2 ditë para zgjedhjeve të 14 majit nën akuzën e krimit zgjedhor.
Beleri është në burg për shitblerje votash me urdhër të prokurorisë së Vlorës, më pas akuza e qytetit bregdetar shpalli moskompetencë dhe dosja i kaloi SPAK.