top of page

Fshati Frashër në Kuçovë, pa ujë dhe pa rrugë.




Fshati Frashër në Kuçovë,pa ujë dhe pa rrugë.Banorët: "Vdiqëm për pikën e ujit,kemi shtrirë zorra përrenjve,rrëkeve e disa puseve që janë hapur". Banorët deklarojnë se për rrugën kanë paguar 15 mijë Paund në bashki.

70 familje në fshatin Frashër në qytetin e Kuçovës vuajnë prej 10-vitesh mungesën e ujit të pijshëm dhe rrugës. Pas amortizimit të tubacioneve të ujësjellësit,askush nuk u kujtua më për ti riparuar ato dhe kjo ka bërë që ata të vuajnë prej 10-vitesh mungesën e ujit të pijshëm. Të ndodhur në këto kushte disa prej banorëve kanë hapur puse në zonën malore,rreth 1 km larg fshatit, dhe prej andej shumica e banorëve kanë shtrirë zorra pafund drejt banesave dhe tokave bujqësore.


Banorët pohojnë se,puset janë hapur nga banorët me kredira e lekë borxh,ndërkohë që shtrirja e zorrave të ujit drejt banesave e tokave bujqësore u ka kushtuar sa një ujësjellës i tërë. Vetëm 800 metër nga aksi nacional Kuçovë-Elbasan,fshati Frashër nuk ka rrugë.Rruga ekzistuese,e ndërtuar që në peridhën e komunizmit,është totalisht e shkatërruar, me gropa e rrëshkitje në disa vende dhe vështirësisht e kalueshme jo vetëm për mjetet por edhe për banorët, që shprehen se gjendja është e vështirë si në dimër ashtu edhe në verë. Banorët e fshatit Frashër akuzojnë bashkinë e Beratit për vjedhjen e rreth 20 milion lekëve nga banorët,për ndërtimin e rrugës së fshatit.


"Fëmijët tanë jetojnë jashtë shtetit,shumica prej tyre në Angli,dhe dy vite më parë kur erdhën shkuan në bashki për ndërtimin e rrugës me fondet e tyre. Për këtë rrugë që su bë kurrë janë paguar 15 mijë Paund,rreth 20 milion lekë në bashkinë e Kuçovës. Ne se dimë në çfarë zyre u dhanë lekët e fëmijëve, por ajo që dimë është që i çuan në bashki. Pas kësaj erdhën disa punëtorë të një firme,që vetëm gërmuan disa ditë dhe ikën"- pohojnë banorët.



bottom of page