top of page

Fundjava vjen me shira, të dielën pasdite edhe shtrëngata e breshër


SHMU njoftoi se fundjava pritet të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të paqendrueshme. Dita e shtunë do të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat priten të jenë deri të dendura.


Reshje shiu me intensitet të ulët në veriperëndim dhe pjesërisht në qendër në pjesën e parë të ditës e më pas reshjet e shiut lokalizohen vetem në veriprerëndim.


Dita e diel do të ketë mot kryesisht të vranët e intervale të shkurtëra kthjellimi. Reshje shiu të herëpashershmë me intensitet të ulët në veri dhe qendër të vendit.


Në orët e pasditet reshjet e shiut do të shtrihen në të gjithë vendin me intensitet mesatar e në veriperëndim-jugperëndim me intensitet deri të lartë. Hera-herës reshje në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Në Alpe reshje bore me intensitet mesatar.


Era pritet të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 10m/sek, e cila hera-herës ditës e diel përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 25-28m/sek. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jonë të jetë i forcës 6-7 ballë.


bottom of page