Shkrihet e gjithë kupola drejtuese e komisariatit të Rrëshenit, ndërkohë që ndryshime ka edhe në Drejtorinë e Policisë së Lezhës. Në këtë të fundit janë shkarkuar dy zv.Drejtorët, njëri i Hetimit dhe tjetri i Rendit.
Tre ditë pas vrasjes së ndodhur në Rrëshen ku viktimë mbeti Martin Bardhi dhe u plagosën 3 persona të tjerë, është shkarkuar drejtuesi i komisariatit të Policisë.
Gjithashtu është shkarkuar shefi i rendit, si dhe ai i krimeve në të njëjtin komisariat. Kështu në vend të Paulin Çupit është emëruar Klodian Kondi.
Ndryshimet
Shefi i Komisariatit Paulin Çupi, në vend të tij, Klodian Kondi
Zv.drejtor i Hetimit është emëruar Gentian Berberi
Zv.drejtor i Rendit është emëruar Altin Mena