top of page

FUSHATA- Kërkoi heqjen e posterave me probleme, Celibashi: Disa s'janë hequr, madje janë shtuar


TIRANË- Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi bëri të ditur se ka ende subjekte zgjedhore që s'kanë hequr posterat që kanë parregullsi. Ditën e sotme, gjatë mbledhjes së KQZ-së, ai tha se janë shtuar posterat e tillë.


'Disa janë hequr, disa janë shtuar. Do ketë masa'.


Nga ana tjetër, ai shtoi se do ketë sanksione për Bashkitë dhe për punonjësit e policisë bashkiake që ende nuk kanë sjellë raporte mbi posterat e fushatave.


"Bashkitë të cilat kanë sjellë informacion për vendimin, ku do i vendosin materialet si dhe raporti i Policisë së shtetit mbi zbatueshmërinë. Për Bashki që nuk kanë depozituar vendimin dhe për drejtuesit e policisë bashkiake që nuk kanë sjellë informacion, do ketë sanksione"


Pesë ditë më parë, kKreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u ka bërë të qartë të gjitha partive politike se do të duhet të heqin nga rrugët e qyteteve të gjitha posterat për fushatën elektorale që nuk kanë mbishkrimin “prodhuar në përgjegjësinë ligjore dhe emrin e subjektit”.


“Ne do të urdhërojmë të hiqen të gjitha materialet propagandistike të kujtdo subjekti zgjedhor, të cilat nuk kanë mbishkrimin prodhuar në përgjegjësinë ligjore dhe emrin e subjektit. Do urdhërohet policia bashkiake dhe policia e shtetit që t’i heqë këto materiale, kjo vlen për të 61 bashkitë dhe vlen për të gjitha subjektet. Do duhet që deri në orën 24:00 të së premtes, duhet të kemi informacion nga drejtuesit respektivë të policisë bashkiake dhe asaj të shtetit në zbatim të këtij vendimi”, tha Celibashi.

bottom of page