top of page

Gazeta greke sulmon Ballukun për Aktor/ “Ish ndihmës shtëpiakja që u bë zv/kryeministre me bashkëpuntorë të përfshirë në pastrim parash”


Borxhet e Ministrisë Shqiptare të Infrastrukturës ndaj kompanisë greke Aktor, roli i një ish-ndihmëseje shtëpiake, e zgjedhur nga Edi Rama dhe bandës së saj të bashkëpunëtorëve të përfshirë në pastrim parash.


Emri Belinda Balluku mund të mos thotë gjë për publikun grek, por në Shqipëri do të thotë shumë.

Emri i ministres së Infrastrukturës dhe zv/kryeministres së Edi Ramës përbën një çarje në ngërçin e Shqipërisë.

Më 13 mars, SPAK, gjykata kundër korrupsionit, arrestoi Ervis Berberin, kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe një nga bashkëpunëtorët më të besuar të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe zv/kryeministres Belinda Balluku.

Arsyet e arrestimit lidheshin me projektet e ndërtimit dhe konkurset luksoze, të cilat po fitoheshin nga të zgjedhurit e Edi Ramës. Sipas mediave shqiptare, pas një bastisjeje të policisë, SPAK dhe Gjykata Kundër Korrupsionit, arrestuan Ervis Berberin, kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Policia e arrestoi atë së bashku me dy ortakë biznesi (Valter Begaj & Ervis Lamaj) në banesën e tij, ku u sekuestruan shuma të mëdha parash dhe piktura me vlerë qindra mijëra euro.

Ervis Berberi ishte krahu i djathtë i ministers Balluku dhe ishte ai që u fotografua pranë saj në të gjitha inspektimet dhe inaugurimet e projekteve të mëdha rrugore. Sipas SPAK, Valter Begaj, pronar i kompanisë NET – GROUP, ka fituar 6 tenderë publikë, paratë nga të cilat i ka transferuar nëpërmjet transaksioneve tek kompania DAAM. Përfitimi duket se shkon në 2.7 milionë euro.

Këto veprime kanë ngritur dyshime për veprimtari pastrimi parash. Hetimi i SPAK raportohet se ka nisur javët e fundit, me fokus shitjen e DAAM.

DAAM është blerë nga Berberi me një çmim shumë të ulët, është shitur shumëfish, ndërsa pronësia dhe menaxhimi ndryshon disa herë mes Bulit, Begajt dhe Lamajt. Ka dyshime për një transferim të rremë për të shmangur konfliktin e interesit pasi Berberi ishte vendosur të emërohej këshilltar në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

I gjithë skandali i mësipërm ka shkaktuar lëkundje tektonike në skenën politike të Shqipërisë.

Shumë pikëpyetje ngre ngjitja e bukuroshes dhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila para karrierës së saj në majat më të larta të qeverisë shqiptare, punonte në Greqi si ndihmëse shtëpiake.

Praktikisht, një ndihmës shtëpiak u bë nënkryetar i qeverisë shqiptare dhe ministër i infrastrukturës dhe për këtë arsye komandon punët publike të vendit fqinj.Tani le të shkojmë te kutia e historisë:

Ka një vendim që kompania e ndërtimit Aktor ka fituar nga një gjykatë franceze, ndaj shtetit shqiptar, në shumën 50 milionë euro, për të cilën Ministria e Drejtësisë dhe e Jashtme nuk kanë dhënë dritën jeshile për ta ekzekutuar.

Dhe diku këtu është e përfshirë Balluku, partneri i së cilës u arrestua për pastrim parash, ndërkohë që u kishte kërkuar shefave (të vjetër të firmës së ndërtimit Aktor) të shpejtonin ndërtimin e projektit. Kur atë e bënë, Balluku nuk i paguante shumat.

Dmth Aktor bëri punën, shkoi në gjyq, fitoi 50 milionë euro dhe e zgjedhura e Edi Ramës fishkëllen indiferent… Dhe ja ku nisin pyetjet e nxehta:

Kush dhe pse nuk i jepet drita jeshile zotit Exarchou të Aktorit për të ekzekutuar detyrimin?

Çfarë lojërash luhen në sfondin diplomatik që pengojnë pagesën e shumave ndaj një kompanie greke që ka fituar ligjërisht?

Kë mbulon regjimi shqiptar?

Çfarë di Athina për këto raste dhe çfarë do të bëjë? A do të vazhdojë të qëndrojë indiferente?

bottom of page