top of page

Gazetari gjerman akuza mbi Edi Ramën/ E quan kryeministrin më të mirë të Serbisë që nga koha e Pashi


Gazetari gjerman i FAZ, Michael Martens  ka hedhur akuza ditën e sotme mbi kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama lidhur me raportin e këtij të fundit me Serbinë.


Martens e ka quajtur kryeministrin si më i mirë që ka pasur Serbia që nga Nikola Pashiqi.

“Edi Rama është padyshim kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga Nikola Pashiq.”, shkruan ai në rrjetet sociale.


Gazetari nuk shton gjë tjetër në postim por mbase këtë fakt ai mund ta lidhë me deklaratën e Ramës ku në një dalje televizive kërkoi që KFOR-i të marrë nën kontroll veriun e Kosovës.


“Guxoj të them: Ngritja e ushtrisë serbe në kufirin me Kosovën është një shfaqje për përdorim të brendshëm, jo ??më shumë.”, shkruan gazetari në një tjetër postim.



bottom of page