top of page

Genti Gazheli zhyt Doganat në borxhe, ja si u krijua detyrimi 46 miliardë lekë

Drejtor Genti Gazheli dhe vartësit e tij i kanë zhytur Doganat në borxhe. Megjithëse Drejtoria e Përgjithshme e Doganave përfton një buxhet të lartë, Gazheli nuk shlyen detyrimet. Ky institucion ka 46,690,911, 000 lekë detyrime të papaguara. Kontrolli i Lartë i shtetit ka konstatuar se ky borxh po shtohet vit pas viti, vetëm në vitin 2022 ai është rritur me 9.7 miliardë lekë, çka do të thotë se deri në fund të këtij viti do ketë kaluar shifra mbi 46 miliardë lekë.

Në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave (DPD), në fund të vitit 2022, rezulton një nivel borxhi doganor në shumën 46,690,911 mijë lekë, e përfaqësuar nga 4,858 raste, i cili rezulton gjithmonë në rritje, ku për vitin 2022 ka pësuar një rritje prej 979,324 mijë lekë, ose me 2,14%”, thuhet në raportin e KLSH.

bottom of page