top of page

Gerti debaton me Oltën: Luizi të ka ulur në mënyrë denigruese


Gerti dhe Olta kanë debatuar ditën e sotme me njëri-tjetrin pasi kjo e fundit i tha Gertit që ai e cilëson kot si gënjeshtare dhe mashtuese. Olta tha se Luizin e toleron kur e thotë një gjë të tillë, pasi ashtu e kanë nisur lojën me njëri-tjetrin dhe sipas saj, banorët e rinj që thonë që Olta gënjen, flasin kot pa u bazuar mbi fakte.


Nga ana tjetër Gerti i tha që atij nuk i pëlqen aspak mënyra si ajo luan dhe as raporti që ka krijuar me Luizin. Sipas tij këngëtari e ka ulur Oltën në mënyrë denigruese, por ajo sërish shkon e puth dhe e përqafon.


Teksa Gerti shtoi se aktorja nuk ka të njëjtën sjellje me Fotininë apo ndonjë banor tjetër, Olta i sqaroi se Luizin e ka xhan sepse kanë kaluar 90 ditë bashkë.

bottom of page