Nuk dihet se cilët trafikantë, biznesmenë, qeveritarë apo ish-qeveritarë, janë në hetim të përbashkët final mes policisë njujorkeze e SPAK, apo pako postale të tyre; por dihet që “ustallarët” amerikanë nuk dalin huq dhe nuk kthehen duar bosh kur vijnë me lista, dosje e pranga në çantë...
Departamenti Amerikan i Shtetit, ka deklaruar disa herë, që Shqipëria është terren i lirë për krimin e organizuar në pastrimin e parave dhe trafikun e drogës, me lidhje në rrjetet mafioze të Ballkanit e Azisë, por të lidhur në interesa, të mbështetur e mbrojtur nga kupola politike, qeveria dhe segmente të drejtësisë.
Ndërsa, drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, deklaroi se në luftën kundër krimit të organizuar, është forcuar bashkëpunimi me FBI dhe agjencitë e tjera anti-mafie të SHBA, jo vetëm me prezencën e ekspertëve të tyre në SPAK e BKH, por dhe me shkëmbim informacionesh dhe operacione të përbashkëtaSipas informacionit që ka “Pamfleti”, në zbatim të këtij bashkëpunimi, para dy ditësh, në Shpipëri kanë ardhur 6 agjentë special të Sektorit të Hetimit e Ekzekutimeve Operacionale të Departamentit të Policisë së New York (NYPD).
Ata janë takuar konfidencialisht vetëm me drejtuesin e 2 prokurorë të Prokurorisë Speciale SPAK dhe me drejtuesin e Forcës Speciale FAST-Albania, duke anashkaluar kupolën e Policisë Shqiptare, paçka se e kanë partnere.
Fakti që kanë ardhur agjentë të hetimit e realizimit të operacioneve; dhe që u takuan vetëm me SPAK që heton e lëshon urdhër-arreste dhe me FAST-Albania që ekzekuton masat e arresteve të posaçme, krijon bindjen se flitet për pranga e deportime në SHBA.
Ndërsa fakti, që agjentët amerikanë anashkaluan kupolën e Policisë Shqiptare, është vijim i dyshimit që deklaroi drejtuesi i SPAK, Altin Dumani në parlament, se drejtues të policisë shqitare janë të lidhur me krimin e organizuar dhe dekonspirojnë hetime e aksione.
“Pamfleti” e ka theksuar shpesh, që agjencitë partnere amerikane, kanë skeduar disa grupe të pastrimit të parave në biznese të mëdha si dhe në trafikun e drogës, të lidhur me qeveritarë, drejtues policie e zyrtarë drejtësie, të cilët kanë grumbulluar miliona Euro nga veprimtaritë krimianle në Shqipëri dhe i kanë transferuar e investuar edhe në SHBA me biznese e pasuri të paluajtshme.
Nuk dihet, se cilët trafikantë, biznesmenë apo qeveritarë e ish-qeveritarë, janë në hetim të përbashkët final mes policisë njujorkeze e SPAK, apo pako postale të tyre; por dihet që “ustallarët” amerikanë nuk dalin huq dhe nuk kthehen duar bosh kur vijnë me lista, dosje e pranga në çantë