Të paktën gjashtë persona mbetën të vrarë dhe 12 të tjerë mbetën të plagosut, pasi një raketë ruse goditi një zonë të frekuentuar në qytetin jugor, Kherson, Ukrainë.
Kjo ndodhi teksa presidenti rus, Vladimir Putin, po mbante fjalimin për të shënuar njëvjetorin e nisjes së luftës në Ukrainë. Nga shpërthimet gjithashtu janë regjistruar dëme të konsiderueshme në dyqanet aty pranë.
Rusia ende nuk ka komentuar në lidhje me sulmet në Kherson, qytet në të cilin, sipas ushtrisë ukrainase, janë hedhur rreth 20 raketa.
Ndërkohë Moska vazhdimisht ka mohuar se ka shënjestruar civilët në luftën në Ukrainë, por qytetet ukrainase janë shkatërruar nga sulmet me raketa dhe dronë, teksa besohet se janë vrarë mijëra civilë.